Kreu Ekonomi Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje dhe një pako e re nga Qeveria

Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje dhe një pako e re nga Qeveria

nga Flamur Berisha

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka po kërkon nga qeveria e re më në krye Albin Kurtin zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ose miratimin e një pako të re stimuluese financiare për bizneset dhe qytetarët e afektuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, thonë se kjo ministri aktualisht është duke e analizuar situatën në lidhje me dëmin ekonomik të shkaktuar nga COVID-19 dhe ndërhyrjet e mundshme që kjo ministri mund të ndërmarrë për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi.

Drejtori Zeka thotë për KosovaPress, se ligji aktual që është në fuqi për rimëkëmbje ekonomike meqenëse ishte kundërshtuar nga partia tashmë në pushtet, tash sipas tij, janë krijuar rrethanat ideale që qeveria të bëj plotësim ndryshimin e ligjit aktual ose të nxjerr një pako të re që do t’i përfshinte edhe vërejtjet që Vetëvendosje i ka pasur para disa muajsh, derisa kanë qenë pjesë e opozitës në dhjetor.

Zeka shton se bizneset kanë nevojë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e shtetit për aq kohë sa afektet e pandemisë vazhdojnë edhe më tutje.“Sa i përket zbatimit të masave të cilat janë paraparë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike të aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar, besoj që një pjesë e këtyre masave mund të vazhdojnë të zbatohen edhe pse nuk është që kemi parë ende ndonjë prezantim nga ana e Qeverisë së re lidhur me këtë çështje, të vazhdimit të zbatimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni