Kreu Ekonomi Këto biznese mund të aplikojnë për subvencionimin të qirasë

Këto biznese mund të aplikojnë për subvencionimin të qirasë

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe, pas vendimit për masat kundër Covid-19.

Këto mjete do të shkojnë për bizneset, përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë, për shkak të humbjeve gjatë kufizimeve anti-Covid të vendosura nga Qeveria, shkruan Indeksonline.

Në vendimin e datës 21 prill është bërë e ditur se cilat biznese mund të aplikojnë për subvencionim të pagës së punëtorëve dhe cilat për atë të qirasë:

Subvencionimi i pagës së punëtorëve bëhet deri në nivelin 50% të pagës neto të të punësuarve e llogaritur mbi pagën bruto dhe duke qenë i liruar nga tatimi sipas legjislacionit në fuqi, deri në maksimum prej 500 euro dhe bëhet në llogarinë e të punësuarit

Të punësuarit që kanë më shumë se një vend pune, përfitojnë vetëm një herë nga kjo masë, ndërsa të punësuarit që kanë vend pune në sektorin publik, përfshirë edhe ndërmarrjet publike, nuk përfitojnë nga kjo masë.

Subvencionimi i qirasë bëhet në nivelin deri në 50% të qirasë neto, deri në një maksimum prej 2,500 € për njësi/filialë, për bizneset qiramarrëse duke qenë i liruar nga tatimi sipas legjislacionit në fuqi./Indeksonline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni