Kreu Ekonomi Këto jane bizneset që përfitojnë nga vendimi i fundit të Qeverisë në detyrë!

Këto jane bizneset që përfitojnë nga vendimi i fundit të Qeverisë në detyrë!

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave ka njoftuar se Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për të lehtësuar ushtrimin e aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesëve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, përmes këtij vendimi do të:

– Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), deri më datë 30.04.2021;

– Lirohen llogaritë e bllokuara të të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore ndaj ATK-së, deri më 30.04.2021;

– Hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të pashlyera në ATK, nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Ndërkaq, heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit vetëm nëse:

– Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit dhe interesit;

– Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;

– Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin dhe interesin. /Buletini Ekonomik/

No photo description available.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni