Kreu Financa Këto janë kategorite përfituese nga vendimi i fundit te qeverise për pensione. Shiko ketu

Këto janë kategorite përfituese nga vendimi i fundit te qeverise për pensione. Shiko ketu

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një nga masat e Pakos së Ringjalljes që të mos ketë pensione nën 100 euro, të kthehet në qëndrim të përhershëm.

Në mbledhjen e sotme, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se më s’do të ketë pensione
– nga 90 euro për ato bazike,
– 75 euro për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara,
– 90 euro për pensionet familjare
– e nga 90 euro për rastet invalidore të punës.

Tani shuma minimale që do të jepet në formë pensioni është 100 euro.

Si rezultat i këtij vendimi, përfitojnë 175 mijë pensionmarrës.

Qeveria ka përkrahur edhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim deri më 31 gusht 2022.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni