Kreu Ekonomi Këto janë masat e reja të qeverisë qe pritet te hyjne ne fuqi nesër

Këto janë masat e reja të qeverisë qe pritet te hyjne ne fuqi nesër

nga Kontabilisti

Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi po mbajnë një konferencë për media në lidhje me gjendjen me pandeminë.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi prezantoi masat e reja Anti-COVID, derisa tha se qytetarët duhet të jenë të vaksinuar për të përdorur transportin publik e privat, të hyjnë në qendra tregtare e restorante.

Me këtë rast, Latifi u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, derisa bëri të ditur se edhe gjatë vikendit do të mund të vaksinohen qytetarët.

Masat e reja që prezantoi ministri Latifi:

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj do të kërkohet testi RT-PCR negativ ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni