Kreu Financa Keto jane te gjitha vendimet e marrura nga Qeveria ne mbledhjen e sotme

Keto jane te gjitha vendimet e marrura nga Qeveria ne mbledhjen e sotme

nga Kontabilisti

Në mbledhjen e 69-të të Qeverisë miratuam 18 vendime, në mesin e të cilave:

  • Rritëm pagën minimale për të gjithë në 264 euro, nga 130 euro e 170 euro sa ishte. Pra, po e rrisim për 103% pagën minimale për punonjësit nën 35 vjeç, e për 55% për ata deri në 65 vjeç.
  • Shtuam mbështetjen për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë veta apo praktikisht secila familje e Republikës sonë.
  • Me qëllim të sigurimit të furnizimit me produkte bazë, ndaluam përkohësisht eksportin e produkteve themelore agroushqimore.
  • Miratuam buxhetin e rishikuar, të rritur nga 2.75 në 2.90 miliardë euro. Falë performancës së shkëlqyer ekonomike, ky buxhet është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë.

Kabineti ynë qeveritar është i përkushtuar për t’u dalë në krah qytetarëve, e më së shumti atyre të cilët kanë më së shumti nevojë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni