Kreu Biznes Keto kategori te bizneseve do te jene ne fokus te ndihmesës nga Ministria e Financave ne pakon e re

Keto kategori te bizneseve do te jene ne fokus te ndihmesës nga Ministria e Financave ne pakon e re

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është në proces të dizajnimit të pakos së re të rimëkëmbjes ekonomike, për çka edhe ka ftuar bizneset për bashkëpunim të ngushtë.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit që ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari patën me përfaqësuesit e bizneseve vendore, ku diskutuan lidhur me rimëkëmbjen ekonomike të vendit, pas krizës së shkaktuar nga pandemia COVID19.

Ministri Murati, duke falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për pjesëmarrje në këtë takim, tha se MFPT tashmë është në proces të dizajnimit të pakos së re të rimëkëmbjes ekonomike, me ç’rast i ftoi bizneset për bashkëpunim më të ngushtë me institucionet për t’i kapërcyer sfidat që bizneset kanë pasur si pasojë e COVID19, por edhe për të diskutuar lidhur me format e bashkëpunimit për rimëkëmbje ekonomike të vendit.

Murati u shpreh se “ne si ministri me shumë vëmendje jemi duke i analizuar sektorët të cilët janë prekur nga pandemia COVID19, ashtu që përkrahja efektivisht të ndikojë në rritjen e bizneseve, e rrjedhimisht edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e eksportit e zhvillimin ekonomik”.

Në anën tjetër, ministrja Hajdari, gjithashtu potencoi se rimëkëmbja ekonomike është pikë kyçe Planit të Qeverisë Kurti, ku fokus të veçantë do të ketë përkrahja e sektorëve të industrisë dhe prodhimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni