Kreu Ekonomi Keto kategori te bizneseve paralajmrojne proteste me 17 mars. Ndihen te tradhetuar nga Qeveria

Keto kategori te bizneseve paralajmrojne proteste me 17 mars. Ndihen te tradhetuar nga Qeveria

nga Flamur Berisha

Më 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve urban dhe ndërurban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve (SHTU) dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.

Kështu ka paralajmëruar kryetari i SHTU-së, Ruzhdi Kurtishaj pas takimit me këshillin drejtues të shoqatës.

“Me keq ardhje dua t’iu njoftoj se nga 17 mars ditë e mërkurë, kemi marr vendim për të hyrë në protestë-grevë për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjeve ndërmjet shoqatës dhe qeverisë. Jemi sektori që kemi humbur mjaft në pandemi për shkak të gabimeve të menaxhimit të qeverisë me COVID-19. Jem atakuar me vendime të qeverisë”, tha Kurtishaj.

Protesta do të vazhdon në forma të ndryshme, derisa të përmbushen kërkesat.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria nuk e ka përkrahur këtë sektor gjatë pandemisë COVID-19.

“Jemi sektori më i dëmtuar, por për fat të keq ky dialog me Qeverinë po mbetet vetëm nën hije. Sektori ynë mbetet një ndër sektorët me numrin më të madh të të punësuarve. Ndonëse u mashtruam nga qeveria në detyrë, që kemi hasur në kundërshtim të mbajtjes së premtimit të dhënë më 24 janar për ndarjen e fondeve të këtij sektori në formë subvencionimi”, ka përfunduar ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni