Kreu Ekonomi Kjo eshte arsyeja kryesore pse u jane zvogluar kursimet ne trust kontributdhënesve!

Kjo eshte arsyeja kryesore pse u jane zvogluar kursimet ne trust kontributdhënesve!

nga Flamur Berisha

Mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës tashmë anë aplikuar tërheqjen e 10 për qind të shumës së kursimeve pensionale nga Fondi i Kursimeve Pensionale, ku edhe janë paralajmëruar se shuma për të cilën kanë aplikuar mund të jetë më e madhe apo më e vogël në varësi prej lëvizjes së tregut financiar.

Sipas njohësit të çështjeve financiare, Florin Aliu kjo lëvizje ndodhë vazhdimisht.

Teksa foli për Telegrafin, Aliu tha se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të shqetësohen për kursimet e tyre, pasi ato do tu rimbursohen.

Po ashtu, Aliu tha se problemi qëndron në transparencën e Trustit, pasi siç tha ai të dhënat duhet të hapen për qytetarët dhe hulumtuesit.

Sqarimi i plotë:

Trusti Pensional i Kosovës investon pjesën dërmuese të mjeteve në tregjet e kapitalit jashtë Kosovës. Për me tepër, investimet e Trustit janë të investuara në dy vendet kryesore të demokracive botërore, siç janë SHBA dhe Bashkimi Evropian. Arsye pse këto mjete kanë këtë shpërndarje ka të bëjë me transparencën dhe likuiditetin e tregjeve financiare në këto vende. Prandaj lëvizjet e tregjeve financiare në Evropë dhe në SHBA ndikojnë direkt edhe performancën e Trustit. Aktualisht fondi i Trustit pensional të Kosovës është mjaft mire i diversifikuara me shpërndarje gjeografike që siguron diversifikim dhe uljen e riskut jo-sistematik (apo risku i diversifikimit). Ndërsa risku sistematik apo siç njihet ndryshe si risku i tregut (recesioni ekonomik, pandemia, krizat politike dhe natyrore) nuk mund të eliminohen nga Trusti. Risku sistematik apo siç njihet edhe risku i pamenaxhueshëm nuk varet nga kapaciteti i Trustit për ta menaxhuar. Kriza e financiare e vitit 2008, kriza e borxhit grek të vitit 2011 dhe lufta tregtare ndërmjet Kinës dhe Amerikës e vitit 2018 kanë qenë momentet e kthimeve negative të Trustit. Prandaj qytetarët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen nga lëvizjet momentale në tregjet financiare por nga mundësitë e një depresioni që mund të vijë nga pandemia COVID-19.

Projeksionet e fondit monetare ndërkombëtare për ekonominë botërore janë me një rënie ekonomike në nivelin e 4.4%, ku ekonomitë e zhvilluara me një rënie më të thellë se ekonomitë në zhvillime. Në ndërkohë tregjet financiare janë në rritje, ekonomia reale është në rënie. Prandaj, pyetja është se nga buron rritja në tregjet financiare në ndërkohë që ekonomitë botërore janë në rënie. Përgjigja është e thjesht, është banka qendrore amerikane dhe ajo evropiane me politikat e tyre monetare. Për më tepër, ulja e normës bazë të interesit nga këto dy banka qendrore dhe politikat e QE ( quantitative easings) kanë qenë stimuli kryesorë i tregjeve financiare në Evropë dhe Amerikë. Pra, aktualisht çmimet e aksioneve dhe kthimet nga obligacionet janë të fryra artificialisht dhe nuk reflektojnë perspektivë ekonomike në këto vende. Analistët e bursave parashohin një korrektim ( me idenë e rënies se çmimeve) në tregjet financiare dhe si rezultat mund të presim kthime negative për Trustin në muajt në vijim. Prandaj, portfolio  e Trustit (kursimet e qytetarëve të Kosovës) mundë të kenë kthime negative gjatë muajve në vazhdim. A është ky faji i Trustit pensional të Kosovës? Unë mendoj që jo, me faktin që po diskutojmë për një rënie ekonomike botërore. Shumë pak vende parashihen të kenë rritje gjatë këtij viti, siç janë Kina (1.9% rritje ekonomike për vitin 2020 në bazë të FMN-së) dhe disa vende tjera aziatike. Në këtë momente ribalancimi i portfolios së Trustit (pra zhvendosja e mjeteve) do të ishte gabim katastrofik për Trustin. Në momentet e krizave të tilla mund të presim edhe falimentimenet firmave dhe mund të ndodhë që Trusti të ketë humbje reale.

Problemi me Trustin sipas meje qëndron në transparencën e këtij institucioni. Të dhënat e Trustit duhet të hapen më shumë për publikun dhe hulumtuesit. Nuk arrijë ta kuptoj pse këto të dhënat nuk hapen dhe të jenë të qasshme për të gjithë. Sepse në momentet kur transparenca mungon atëherë ngriten dyshime. Problemi tjetër i Trustit sipas mendimit tim ka të bëjë me rrezikun e portfolios, pra nuk është e qartë sipas meje se si është bërë matja e rrezikshmërisë se portfolios së Trustit. Për këtë arsye diskutimet në vendin tonë ngjajnë me një folklor që përsëritet çdo ditë por pa substancë ekonomike brenda.

Sa i përket 10% unë mendoj që qytetarët nuk duhet të shqetësohen për dy arsye: sepse me ligj këto mjete do të rimbursohen në llogarit e tyre, në afatin e dakorduar dhe e dyta, mjetet e destinuara për 10% nuk kanë qenë pjesë e investimeve në tregjet e kapitalit (investime afatgjata) , pra nuk e prek strukturën afatgjatë të investimeve të Trustit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni