Kreu Financa Kjo është metoda më e mirë se si ti kerkoni shefit tuaj rritjen e rroges

Kjo është metoda më e mirë se si ti kerkoni shefit tuaj rritjen e rroges

nga Kontabilisti

Nuk ka rëndësi se sa fitoni ose se çfarë lloj pune bëni, në njëfarë pike në karrierën tuaj ju mund të keni pyetur ndoshta veten: “A po paguhem aq sa meritoj?”

Shanset janë që përgjigjia të jetë ‘jo,’ veçanërisht nëse nuk e keni negociuar në mënyrë aktive pagën tuaj.

Për pjesën më të madhe tonën, negocimet të çfarëdo lloji janë stresuese, të çuditshme dhe të parehatshme. Ne nuk duam të dukemi të babëzitur dhe druhemi se biseda do të tendosë marrëdhënien tonë me shefin, ose edhe të na kushtojë punën. Por pavarësisht se sa e çuditshme mund të duket, të mësojmë të kërkojmë për një rritje rroge është kritike. Sipas një studimi në Gazetën e Sjelljes Organizative (Journal of Organizational Behavior), mosnegocimi gjatë ofertës së parë të punës mund t’ju kushtojë më shumë se 600,000$ gjatë rrjedhës së një karriere tipike.

Nëse parashikoni një negocim të pagës, ka shumë libra, seminare dhe artikuj që ju ndihmojnë të zhvilloni taktikat më të mira. Tema ka qenë gjithmonë fokusi i studimeve të ndryshme të universiteteve, ku ekspertët kanë vëzhguar çdo detaj që nga koha kur ta kërkoni deri se çfarë të keni ngrënë para se ta bëni.

Këtu janë 5 fakte surprizuese për t’ju ndihmuar që të mprihni strategjinë tuaj të negocimit.

1. Rritja e rrogës është më e mira të kërkohet në fillim të ditës

Në një artikull të Forbes, psikologu i Seattle Shannon Kolakowski rekomandon të kërkojmë për një rritje të merituar në mëngjes kur shefi ka gjasa që të jetë “më moral” se sa gjatë ditës më pas.
Kjo mënyrë mendimi është e bazuar në një studim të publikuar në Psychological Science që tregonte “efektin e moralit të mëngjesit.” Në një seri të eksperimenteve, pjesëmarrësit kishin më pak gjasa që të angazhoheshin në sjellje joetike në mëngjes sesa kur i bënin të njëjtat detyra në mesditë. Rezultati? Negocioni në mëngjes kur “moraliteti i mëngjesit” i shefit juaj mund ta shtyjë atë që t’ju japë ju atë që ju duhet.

2. Dita më e mirë për t’u kërkuar është e Enjtja ose e Premtja

Mençuria tradicionale se njerëzit bëhen më të lodhur, të dërrmuar dhe të panegociueshëm ndërsa java e punës rëndohet; kështuqë mund të jetë më mirë që t’i afroheni një shefi në fillim të javës kur mund të jetë më i/e freskët dhe më me humor të mirë.
Gjithsesi, Psychology Today raporton se e kundërta mund të jetë më mirë. Sipas një psikologu në McGrill University, ne jemi më të fokusuar në bërjen e gjërave herët në javë, kështuqë e Hëna dhe e Marta janë për vendosjen e objektivave, për caktimin e përgjegjësive, organizimin e punëve dhe thjesht të qënit produktiv. Njerëzit (këtu dua të them edhe shefi juaj) ka më shumë mundësi të jenë të hapur ndaj negociatave dhe kompromisit të Enjten dhe të Premten, derisa ata duan të mbarojnë çdo gjë para filimit të fundjavës.

3. Kur jeni të uritur u ndihmon më shumë
Nëse hezitoni t’i afroheni shefit tuaj, do të ishte më mirë që të kishit harruar të hanit mëngjesin. Një studim nga Universiteti i Cornellit dhe Kolegji Dartmouth zbuloi që uria vë në lëvizje motivimin dhe rrit sensin e të drejtës për një shpërblim, qoftë ai ushqim, para ose ngritje në detyrë.

4. Ofroni një interval page për të patur rezultate më të mira
Në shumicën e diskutimeve rreth taktikave të negocimit, ekspertët në mënyrë tipike këshillojnë dhënien e një intervali pagesash, sepse është shumë e thjeshtë për menaxherin tuaj që të shkojë poshtë një kufiri të poshtëm të intervalit. Por një studim nga Universiteti i Kolumbias dhe i diskutuar në Quartz sugjeron se ofrimi i kufijve mund të çojë në rezultate më të mira se sa të kërkosh vetëm një shifër.

Kur ju propozoni për shembull nga X para deri në Y para, ju po vendosni në mënyrë eksplicite kufirin e poshtëm dhe shefi do të marrë me mend se ju nuk do pranoni më pak se ai kufi. Njerëzit jo domosdoshmërisht bëjnë të njëjtin hamendësim kur ju jepni një shifër të vetme. Përveç kësaj, është edhe faktori i politesës. Ka më pak mundësi që njerëzit të bien poshtë intervalit, por jo të gjithë mendojnë të shkojnë poshtë një shifre të vetme të caktuar.

5. Kërkojeni…sepse mund të funksionojë

Lajmi inkurajues është se për këdo që ka qenë ngurrues për të kërkuar një rritje rroge është se gjasat janë në favorin tënd. Një studim nga Payscale gjeti se ¾ e njerëzve që kërkonin për një rritje rroge i shihnin çeqet e tyre të rriteshin: 44% merrnin shumën që kërkonin; 31% merrnin më pak se ajo që kërkonin, por gjithsesi merrnin një rritje rroge.

Rezultati: Në një botë ideale, një punëdhënës do të kuptonte në mënyrë proaktive dhe të komepnsonte financiarisht një performancë solide, talentin dhe punën e mirë. Por kjo nuk është mënyra se si funksionon në shumicën e kompanive, por pak minuta diskomforti mund të kenë një impakt madhor në të gjithë karrierën tuaj.

/Mashable/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni