Kreu Ekonomi Kjo është pakoja e rimekembjes më e madhja në botë per biznese. Kaq jane shifrat e perfitimeve!

Kjo është pakoja e rimekembjes më e madhja në botë per biznese. Kaq jane shifrat e perfitimeve!

nga Flamur Berisha

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ia dha miratimin përfundimtar të mërkurën në mbrëmje njërës prej pakove më të mëdha stimuluese në historinë amerikane, që përbëhet nga 1.9 trilion dollarë ndihma për rimëkëmbje.

Pjesë e pakos janë 400 miliardë dollarë për pagesa të drejtpërdrejta nga 1.400 dollarë për shumicën e amerikanëve, 350 miliardë dollarë si ndihma për qeveritë lokale dhe shtetërore, zgjerimi i skemës së kredive për fëmijë dhe rritja e fondeve për vaksinat. Analistët presin që kjo pako t’i japë një shtytje të madhe rimëkëmbjes ekonomike.

“Ndihma është këtu”, shkroi presidenti amerikan në rrjetet sociale. Shtëpia e Bardhë tha se shefi i saj pritet ta nënshkruajë ligjin të premten. Miratimi i pakos po cilësohet si fitorja e parë e rëndësishme e Bidenit në legjislativ.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, pakoja u përkrah nga 220 anëtarë, ndërsa 211 votuan kundër saj. Partia Republikane nuk i dha aspak përkrahje pas disa javëve të debatit në Kongres, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha përmes një deklarate se miratimi i legjislacionit për rimëkëmbje është një ditë shumë e rëndësishme për ekonominë amerikane dhe se ai do ta përshpejtojë rimëkëmbjen.

Megjithatë, republikanët thanë se pakoja është shumë e kushtueshme dhe është e mbushur me prioritete të kota. Sipas tre, faza më e rëndë e krizës tashmë ka kaluar dhe ekonomia edhe ashtu është drejt rimëkëmbjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni