Kreu Ekonomi Kjo eshte shuma rekorde qe ka grumbulluar Dogana e Kosoves deri me tani ne vitin 2021!

Kjo eshte shuma rekorde qe ka grumbulluar Dogana e Kosoves deri me tani ne vitin 2021!

nga Flamur Berisha

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë se falë angazhimit të tij dhe të punëtorëve, dogana ka shënuar rezultate të prekshme sa iu përket të hyrave dhe luftimit të kontrabandës. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Llugaliu ka bërë me dije se nga janari i këtij viti dogana ka grumbulluar mbi 600 milionë euro. Sipas tij, dogana ka shënuar rritje të të hyrave mbi 27 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Po ashtu, Llugaliu ka bërë me dije se gjatë këtij viti është  rritur për 22 për qind vlera e mallrave në kundërvajtje

Drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë se dogana ka shënuar rekord sa iu përket të të hyrave. Ai në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thënë se falë punës së tij dhe të kolegëve, Dogana e Kosova ka arritur të grumbullojë mbi 600 milionë euro. “Të hyrat e mbledhura tejkalojnë dukshëm vitin e kaluar dhe në përgjithësi vërejmë rritje të trendit të të hyrave. Në kohën që flasim kemi tejkaluar shumën prej 600 milionë eurosh, që është edhe një rekord i ri. Ndërsa sa i përket rritjes sipas vendeve, mund të themi se ndikimi i rritjes së përshkallëzimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë më vendet e BE-së ka ndikuar që të prijë me rritje Gjermania, si dhe ngjashëm është reflektuar një rritje e proporcionit për importet nga Turqia, pasi edhe këtu është thelluar përshkallëzimi vjetor i rënies së taksës së doganës”, ka thënë Llugaliu.

Më tutje, ai ka thënë se si rezultat i punës së doganës është arritur që të ndalet kontrabanda e mallrave. “Në përgjithësi kemi një rritje të konsideruar të zbulimeve të kontrabandës, që karakterizohet me mallrat strategjike për të hyrat, me theks të veçantë duhani dhe produktet e tij, ku rishtazi është raportuar edhe në media zbulimi dhe sekuestrimi i 2.2 milionë cigareve në Mitrovicën veriore, zbulimi dhe sekuestrimi i një kamioni të madh me duhan fletë në sasi prej 5 tonësh që është kapur në Mitrovicë. Kemi pasur mallra të tjera të sekuestruara në sasi të theksuara, siç janë fishekzjarrët, aromat për nargjile dhe produkte të konsumit të gjerë”, ka thënë Llugaliu.

Ndërsa sa i përket sasisë së mallrave të kontrabanduara, Llugaliu  ka thënë se vlera e mallrave në kundërvajtje është rritur për 22 për qind. “Në përgjithësi mund të konstatojmë se vlera e mallrave në kundërvajtje është rritur me 22 për qind krahasuar me vitin paraprak falë rritjes së angazhimeve si dhe punës efektive në parandalimin e rasteve nga ana e doganës”, është shprehur ai.

“Epoka e re”: Z. Llugaliu, çfarë  e ka karakterizuar punën tuaj prej se jeni në krye të Doganës së Kosovës?

Llugaliu: Dogana e Kosovës në vazhdimësi ka pasur zhvillime të rëndësishme për t’i përballuar kërkesat bashkëkohore për arritjen e qëllimeve të saj. Megjithatë, shpesh janë bërë ndryshime dhe reforma që nuk kanë pasur vëmendjen e nevojshme në rezultatet e arritura. Përveç kësaj, disa procese të rëndësishme për ushtrimin e kontrollit te mallrat me rrezikshmëri të lartë nuk janë përcjellë me ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme të kontrollit. Edhe pse stafi i Doganës së Kosovës përbëhet nga zyrtarë profesionistë dhe të përkushtuar, në raste të caktuara Dogana e Kosovës me burimet e brendshme ka adresuar rastet e korrupsionit dhe dyshimeve për abuzim me detyrën. Me qëllim që këto sfida të trajtohen drejt, që nga ardhja ime në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës,jemi fokusuar paralelisht për identifikimin e fushave kryesore të rrezikut për shmangie të taksave, për mbrojtjen e interesit dhe shëndetit publik si dhe janë ndërmarrë transferime dhe risistemime të një numri të konsideruar të stafit, duke filluar nga menaxhmenti i lartë. Si rezultat kemi nisjen e disa proceseve që kanë filluar të japin rezultate të pritshme në të gjitha këto fusha të cekura më lart. Në përgjithësi kemi një rritje të konsideruar të zbulimeve të kontrabandës, që karakterizohet me mallrat strategjike për të hyrat, me theks të veçantë duhani dhe produktet e tij, ku rishtazi është raportuar edhe në media zbulimi dhe sekuestrimi i 2.2 milionë cigareve në Mitrovicën veriore, zbulimi dhe sekuestrimi i një kamioni të madh me duhan fletë në sasi prej pesë tonësh që është kapur në Mitrovicë. Gjithashtu, kemi pasur mallra të tjera të sekuestruara në sasi të theksuara, siç janë fishekzjarrët, aromat për nargjile dhe produkte të konsumit të gjerë. Këto rezultate janë të dalluara nëse konsiderojmë të kaluarën dhe janë të mundshme vetëm përmes përkushtimit të stafit dhe bashkëpunimit me publikun dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit. Në çështjen e korrupsionit në një rast është finalizuar aktakuza në një rast hetimor të zhvilluar nga hetimet e doganës, me ç’rast dhjetë zyrtarë kanë përfunduar të akuzuar të cilat i janë nënshtruar suspendimit. Në një rast tjetër hetimi është zbuluar se një zyrtar me dyshim të arsyeshëm besohet se ka lejuar kontrabandën e barërave në vendkalimin e këmbësorëve. Ky zyrtar është arrestuar së bashku me të dyshimtin që ka bërë kontrabandën dhe që të dy vijojnë të jenë nën masën e arrestit, ndërsa një sasi e madhe e barërave është zbuluar në një garazh nëntokësor në Prishtinë. Duke konsideruar këto rezultate, si dhe performancën pozitive ekonomike në të cilën është duke vijuar shteti ynë, ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të rezultatit në të hyra, e cila tejkalon thellësisht rezultatet në vitet e kaluara, përfshirë vitin 2019, që nuk është sfiduar nga efektet e pandemisë. Të gjitha këto veprime vlerësuese kanë për qëllim që të përgatitin organizatën për një reformë të konsiderueshme të proceseve, sistemit të punës dhe stafit në përgjithësi, me qëllim qe të krijojmë një kulturë të orientimit në rezultate dhe shërbim ndaj publikut.

“Epoka e re”: Sa janë të hyrat e grumbulluara nga importi që nga janari  i këtij viti dhe nga cilat shtete?

Llugaliu: Të hyrat e mbledhura tejkalojnë dukshëm vitin e kaluar dhe në përgjithësi vërejmë rritje të trendit të të hyrave. Në kohën që flasim kemi tejkaluar shumën prej 600 milionë eurosh që është edhe një rekord i ri. Ndërsa sa i përket rritjes sipas vendeve, mund të themi se ndikimi i rritjes së përshkallëzimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e BE-së ka ndikuar që të prijë me rritje Gjermania, si dhe ngjashëm është reflektuar një rritje e proporcionit të ngjashëm për importet nga Turqia, pasi edhe këtu është thelluar përshkallëzimi vjetor i rënies së taksës së doganës.

“Epoka e re”: Po në raport me vitin e kaluar, çfarë bilanci kemi?https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=35346769&v=2.1&guid=dbe6824b6b094b2a82f4371bcbe1569805af6a7dff17412c8cb286a5911733ca

Llugaliu: Duke bërë krahasim mes të viteve 2020 – 2021, në aspektin e taksave vërehet rritje në shumën prej 128.1 milionë eurosh ose shprehur në përqindje 27.06 për qind.

“Epoka e re”: Në cilat shtete është eksporti më i lartë dhe çfarë vlere monetare kap?

Llugaliu: Kosova ka raporte tregtare në aspektin e eksportit të mallrave me vende të ndryshme, por kohën e fundit po vërejmë një trend të rritjes së jashtëzakonshme të eksportit, ku prijnë vendet e BE-së dhe ShBA-ja. Dhe, krahasuar me vitin e kaluar, eksporti ynë ka shënuar rritje të vlerës prej 66-përqindësh. Konkretisht, viti 2020 ka qenë më i mirë sesa vitet paraprake, ndërkaq që deri në këtë periudhë këtë vit është tejkaluar dukshëm viti 2020, për faktin se në vitin 2020 janë eksportuar mallra në vlerë prej 193.9 milionë eurosh, ndërsa tani në po të njëjtën periudhë kemi 322 milionë euro.

“Epoka e re”: Çfarë sasie të mallrave të konfiskuara kemi më së shumti dhe nga cili është vendi i origjinës së tyre?

Llugaliu: Rëndomë në kohët e mëhershme konfiskimet janë përshkuar nga produkte të ndryshme të konsumit të gjerë, ndërsa gjatë këtyre muajve karakteristikë ka qenë konfiskimi i theksuar i produkteve akcizore, ku dominojnë produktet e duhanit për tymosje dhe një rast i konsiderueshëm me barëra. Në përgjithësi mund të konstatojmë se vlera e mallrave në kundërvajtje është rritur 22 për qind krahasuar me vitin paraprak falë rritjes së angazhimeve si dhe punës efektive për parandalimin e rasteve nga ana e doganës.

“Epoka e re”: Z. Llugaliu, sa është numri i automjeteve të reja dhe të përdorura që kanë hyrë në Kosovë nga janari e deri më tani?

Llugaliu: Pas vitit të kaluar, kur kishim rënie të importit të automjeteve gjatë këtij viti, kemi shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë vitit 2020 numri i veturave të reja ishte 1 217 copë, derisa gjatë këtij vitit është 1 642 copë.

“Nike”, “Adidas” dhe “Tomy Hilfinger”, markat më të falsifikuara në Kosovë

“Epoka e re”: Z. Llugaliu, çfarë markash të produkteve janë të konfiskuara më së shumti?

Llugaliu:  Për periudhën janar-qershor të vitit 2021 Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat me markat tregtare të falsifikuara si: 18 raste për “Nike”, me 4 236 copë, 14 raste “Adidas”, me sasi 2 131 copë, 7 raste “Tommy Hilfiger”, me sasi 2 130 copë, 5 raste “Hugo Boss”, me sasi 1 277, 4 raste  “Chanel”, me sasi 5 740 copë, 3 raste “Calvin Klein”, me sasi 914 copë, 3 raste “Puma”, me sasi 119 copë,  3 raste “Levi’s”, me sasi 71 copë, 3 raste “Hobby”, me sasi 33 660 copë, dy raste “Apple”, me sasi 29 copë, dy raste “Prada”, me sasi 99 copë, si dhe dy raste “Gucci”, me sasi 1 625 copë etj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website