Kreu Financa Kjo është shuma zyrtare qe ka pasur te hyra qeveria e kosoves (2021)

Kjo është shuma zyrtare qe ka pasur te hyra qeveria e kosoves (2021)

nga Kontabilisti

2 miliardë e 484.6 milionë euro ishin grumbulluar në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2021.

Kështu bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas raportit të publikuar nga ASK, shumicën e të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte me 67 për qind.

Ndërkaq shpenzimet e qeverisë gjatë vitit të kaluar ishin 2 miliardë e 376.4 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë kompensimi i punëtorëve me 27 për qind.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2021 ishin 2 484.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%; aktivet dhe detyrimet financiare 11%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2021 ishin 2 376.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (27%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); konsumi i ndërmjetëm (14%); formimi i kapitalit bruto (13%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë të tjera të shpenzimeve”.

Publikimin e plotë nga ASK mund ta gjeni KËTU

Ju gjithashtu mund të pëlqeni