Kreu Financa Kjo kategori e bizneseve kërkon nga qeveria mbeshtetje financiare

Kjo kategori e bizneseve kërkon nga qeveria mbeshtetje financiare

nga Kontabilisti

Unioni i Turizmit të Kosovës kërkon edhe njëherë nga institucionet dhe Qeveria që t’i ndihmojë sektorit të turizmit duke e lehtësuar barrën fiskale.

Përmes llogarisë në Facebook, UTK i bën thirrje qeverisë dhe ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, që norma e TVSh-së për këtë sektor të vazhdojë mbetet në 8% si dhe të krijohen lehtësira shtesë për agjencitë tour-operatore ‘Incoming’ që sjellin turistë në Kosovë, me qëllim që të rritet sa më shumë numri i turistëve në vendin tonë.

Më tej thuhet se UTK është i përkushtuar për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në linjë me parimet e Organizatës Botërore të Turizmit, politikat e Qeverisë së Kosovës si dhe politikat publike të BE-së lidhur me turizmin.

“Pasi kemi kaluar dy vite me vështirësi dhe sfida nga pandemia Covid-19, e po ashtu pa mbështetje nga Qeveria, është shumë me rëndësi fuqizimi dhe zhvillimi i turizmit në vendin tonë përmes një vëmendjeje të veçantë nga institucionet tona”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës duhet të ndajë buxhet të konsiderueshëm për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm për ekonominë dhe punësimin.

“Unioni i Turizmit të Kosovës është i përkushtuar në mbështetje të bizneseve të këtij sektori, me fokus të veçant, promovimin e turizmit të qëndrueshëm, avokim, rrjetëzim, ngritje të kapaciteteve si dhe përfaqësimin e kompanive të këtij sektori në nivel nacional dhe ndërkombëtar”, thuhet në fund./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni