Kreu Biznes Kjo kategori e punetoreve ne proteste. Keto jane kerkesat!

Kjo kategori e punetoreve ne proteste. Keto jane kerkesat!

nga Flamur Berisha

Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës(ShSKUK) kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), pasi kërkesa e tyre që t’u paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa. 

Derisa ata protestuan para objektit të MSh-së nuk u arritën të takoheshin me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, por morën zotimin nga njëri nga këshilltarët e tij që i priti në korridorin e ministrisë duke u premtuar se një takim me ministrin, Latifi, specializantët do të mund ta zhvillojnë javën e ardhshme.

Arianit Zajmi, kryetar i Këshillit të Specializantëve u shpreh se kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe në një neglizhencë institucionale.

“Arsyeja për protestë është për shkak se kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër dhe janë shpërfillur në nivel institucional, kjo është brenda 8 ditëve kjo është protesta e dytë që ne e organizojmë dhe do vazhdojmë me protesta derisa kërkesat tona të realizohen. Nuk duam t’i japim kahe politike protestës sonë jemi mjek të rinj dhe specializim jemi njerëz me halle dhe ne si mjekë të rinj punojmë vetëm në sektorin publik dhe jo atë privat. Për këtë arsye mbështetja jonë dhe mbijetesa jonë varet nga paga që marrim në sektorin publik. E vërteta është se ne nuk kemi kurrfarë mbështetje nga institucionet ka neglizhencë totale institucionale gjatë këtyre 2 javëve të cilat ne kemi bërë kemi pasur takim me komisionin për shëndetësi dhe aty na është thënë se kërkesat tona janë të realizueshme por krejt varet se sa ekziston sa ekziston vullneti politik në mes të kryeministrit, ministrit të Financave dhe atij të Shëndetësisë“, theksoi ai.

Një takim që kanë zhvilluar me ministrin e Financave, Hekuran Murati nga specializantët është konsideruar si takimi më dëshpërues dhe zhgënjyes

“Na është thënë që nuk ka kurrfarë plani nga ministria e Financave që kërkesat tona të plotësohen dhe na është thënë se nëse është në interesin tonë të largohemi nga ky vend të largohemi, por edhe përkundër faktit që takimi ka qenë zhgënjyes jemi prapë të motivuar dhe për këtë arsye kemi dal me protestua”, theksoi ai.

Amire Damolli, specializante e Kirurgjisë Plastike shprehu shqetësimin se shumë kolegë të saj që kanë mbajtur kujdestari në klinikat COVID nuk janë paguar asnjë cent.

Madje, sipas saj ata ka edhe kolegë të tjerë të cilët përkundër që kanë mbajtur 120 kujdestari nuk janë paguar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni