Kreu Financa Kjo kategori perfiton nga 1000 euro në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, masa 1.5.

Kjo kategori perfiton nga 1000 euro në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, masa 1.5.

nga Flamur Berisha

Arberie Nagavci: 812 Vajza/gra që studiojnë STEM përfitojnë nga mbështetja financiare në vlerë nga 1000 euro për secilën, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, masa 1.5.

Sot kam nënshkruar vendimin për publikimin e listës së përfitueseve në Thirrjen për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë. Në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 1 mijë e 315 studente, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 812 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfituese të kësaj mbështetje financiare.

Ftoj përfitueset e kësaj Thirrje të plotësojnë të dhënat e tyre në afat kohor prej 7 ditësh.

Listën e përfitueseve si dhe të gjitha informacionet tjera mund t’i gjeni në faqen e MAShTI-t, në linkun e mëposhtëm.

Fuqizimi i vajzave dhe grave ndihmon jo vetëm ato, por edhe familjet ashtu si ndikon dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm social e ekonomik të Kosovës, andaj Qeveria jonë do të jetë gjithnjë në përkrahje të tyre. Ju uroj suksese të gjithave në rrugëtimin akademik!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni