Kreu Ekonomi Kjo kompani, ende nuk i ka paguar pagat e punetoreve per muajin Prill

Kjo kompani, ende nuk i ka paguar pagat e punetoreve per muajin Prill

nga Flamur Berisha

Të gjithë minatorët e ndërrimit të parë nuk kanë filluar punën në minierën e Trepçës, duke këmbëngulur që t’iu del paga e muajit të kaluar.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

“Nga data 7 maj, punëtorët është dashur t’i marri pagat për muajin prill. Nuk është bërë, andaj punëtorët nuk kanë dashur të punojnë. Përveç obligimeve familjare, kemi edhe obligime ndaj bankave, sepse pothuajse të gjithë punëtorët janë në kredi. Të gjithë punëtorët e ndërrimit të parë janë të vendosur që mos të kthehen në punë pa i marr pagat”, tha Osmani.

Ndryshe, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje

Ju gjithashtu mund të pëlqeni