Kreu Ekonomi Kjo kompani nuk jua ka paguar Trustin punëtorëve për një vit e gjysmë

Kjo kompani nuk jua ka paguar Trustin punëtorëve për një vit e gjysmë

nga Flamur Berisha

Kallxo.com gjatë ditës së sotme ka raportuar se si ndërmarrja TRAINKOS nuk e paguan trustin e punëtorëve. Pak orë pas publikimit të shkrimit ka ardhur edhe përgjigja e ndërmarrjes në të cilën pranohet mos pagesa e kontributeve të punëtorëve.

Sipas përgjigjes se ndërmarrja TRAINKOS obligimet nuk janë paguar për shkak të gjendjes së rëndë financiare. Gjendja e rëndë financiare në këtë ndërmarrje ka renduar dhe ka prekur direkt kontributet e punëtorëve.

“Ndërmarrja nuk ka paguar Trustin e punëtorëve qe një vit e gjysmë dhe arsyeja ka qenë për shkak të gjendjes financiare jo të mirë. Si do qoftë gjatë vitit 2020 Ndërmarrja jonë ka hy në marrëveshje me ATK-në që ti kryej këto obligime ndaj punëtorëve dhe tani jemi duke paguar me këste mujore kontributet dhe tatimet e punëtorëve dhe obligimet tjera që kemi ndaj ATK-së”, thuhet ne përgjigjen e TRAINKOS.

Kallxo.com gjatë ditë ka raportuar për pretendimet e punëtorëve se nuk u paguhet Trusti. Disa punëtorë të ndërmarrjes Publike Trainkos, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonim, kanë raportuar në KALLXO.com se kjo ndërmarrje nuk është duke jua paguar kursimet pensionale në Trust, edhe pse sipas tyre këto mjete atyre iu ndalen në rroga.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni