Kreu Financa Kjo komunë subvencionon lehonat me 500 euro (VIDEO)

Kjo komunë subvencionon lehonat me 500 euro (VIDEO)

nga Kontabilisti

Së shpejti do të mund të aplikojnë për të marrë 500 euro si ndihmë financiare nënat lehona të cilat jetojnë me asistencë sociale në komunën e Prishtinës.

Kjo do të ndodhë sapo Ministria e administrimit të pushtetit lokal të aprovojë ligjshmërinë e vendimit të kuvendit komunal të kryeqytetit për subvencionimin e lehonave me asistencë sociale të marrë më 28 Prill.

Me një aplikim të thjeshtë, duke marrë ekstraktin e fëmijut të porsalindur, një vërtetim të vendbanimit në komunën e Prishtinës dhe kartonin e asistencës sociale nënat do të marrin 500 euro në vit.

Të drejtë aplikimi sipas Adelinë Sahiti, drejtore e mirëqenies sociale në komunën e Prishtinës, kanë gratë të cilat kanë lind fëmijë nga Janari i këtij viti e tutje.

Por, është Vlorian Molliqaj, drejtor ekzekutiv në organizatën “Action for mother and children”, ai i cili po thotë se këto para komuna është dashur t’i japë për motive tjera për nënat me asistencë sociale, në mënyrë që ato të përdoren për shkollimin ose punësimin e angazhimin e tyre.

Sipas tij, ndihma 500 euro në vit për gratë lehona të cilat jetojnë me asistencë sociale nuk kryen punë, bile, vetëm sa do të shtojë natalitetin e pa planifikuar për këto para.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni