Kreu Ekonomi Komisioni për Buxhet miraton planin e punës, keto jane detajet!

Komisioni për Buxhet miraton planin e punës, keto jane detajet!

nga Flamur Berisha

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar planin e punës së Komisionit për vitin 2021 me 7 vota për, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, tha se bazuar në planin e hartuar  tha se përveç raportimit të krerëve të institucioneve është planifikuar të realizohen vizita në pikat doganore në veri të vendit.

“Deri me 31 të dorëzohen planet finale. Drafti i punës do të mbetet i pacenuar.  Në kuadër të planit të punës me thirr Agjencinë e Statistikave të cilët kanë për të raportuar për MSA”.

“…te vizitat studimore kisha propozuar vizitë në pika doganore. Me diskutur me zyrtarë për fondin e veriut. Prej vitit 2022 duhet të rikthehemi në normalitet”.

Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka kërkuar angazhimin e ekspertëve për hartimin e buxhetit.

“Sigurisht që është mirë që të marrim eksperienca sa i përket hartimit të buxhetit në vende të ndryshme. Një model i mirë është edhe Austria dhe kanë fushëveprimtari ekonomike”.

“Një marrëveshje me fakultetin Ekonomik kishim pas shqyrtim më të mirë të buxhetit. Kemi konsultime me organizatën buxhetore dhe duhet të ketë marrëveshje mirëkuptimi”.

Kurse Pal Lekaj, deputet i AAK-së, tha se është e pamundur realizimi i këtij plani të punës, raporton EO.

“Shqyrtimi i projektligjit nuk e di sa mund të arrijmë. Sepse duhet të shikohet ana financiare. Është e pamundur të realizojmë këtë program”.

Jeta Statofci, deputete e VV-së, tha se në planë janë të parapara vizita studimore, por edhe raportimi i ministrit të Financave për në muajin shtator.

“Kemi rishikuar këtë ristrukturim të aktiviteteve dhe vizitë. Koncentrimi ka qenë në 6 mujorin e parë të bëjmë rishikim të aktiviteteve”.

“Kemi raportimin e ministrit të Financave për inspektoratin e punës. Janë paraparë edhe vizitë studimore. Në shtator është paraparë raportimi i ministrit të Financave”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni