Kreu Financa Kompanite e Autobuseve fillojne ti rrisin qmimet e biletave. Ja qmimet e reja

Kompanite e Autobuseve fillojne ti rrisin qmimet e biletave. Ja qmimet e reja

nga Kontabilisti

Fundi i vitit 2021 dhe vitit 2022 duket se do të jenë vitet që kosovarët do të mbajnë mend sa i përket rritjes së çmimeve.

Përpos ngritjes së çmimeve në produktet bazike dhe në nevojë të qytetarëve, ngritje të çmimeve pati edhe në faturat e energjisë elektrike.

Së fundi është njoftuar se rritje të çmimeve do të ketë edhe në biletat e transportit të autobusëve.

E një gjë e tillë veçse është vendosur nga një prej kompanive që funksionon në vend.

Kompania “Sharr Travel” veçse ka njoftuar se linja Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas tani e tutje çmimin e biletës së udhëtimit do ta ketë 5 euro.

“Njoftim: Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë. Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 €.Sharr Travel ju dëshiron rrugë të mbarë!”.

Duke mos përfunduar me kaq, rritje të çmimit ditë më parë kanë paralajmëruar edhe nga kompania e ujësjellësit, por edhe nga Gastronomia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni