Kreu Ekonomi Komuna e Prishtinës shtyn afatin e dorëzimit të dokumenteve për bizneset përfituese të granteve

Komuna e Prishtinës shtyn afatin e dorëzimit të dokumenteve për bizneset përfituese të granteve

nga Flamur Berisha

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga pandemia COVID-19 që për çfarëdo arsye nuk kanë arritur t’i dorëzojnë dhe kompletojnë dokumentet e kërkuara, do të mund të i dorëzojnë ato nga data 11-15 janar 2021. Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës, duke shtuar se dokumentet duhet të dorëzohen në katin e parë të ndërtesës së vjetër të komunës.

“Dokumentet e kërkuara janë: Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët; Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit; dhe Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me 81 dhe është 9 shifror)”, thuhet në njoftim.


Ditë më parë, ai kishte njoftuar më shumë se 7 mijë mikro-biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të Komunës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni