Kreu Ekonomi Komunat që janë në zonë të kuqe, pas ores 19:00 do te kete ore policore

Komunat që janë në zonë të kuqe, pas ores 19:00 do te kete ore policore

nga Flamur Berisha

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar për masat e reja anti-Covid që do të hyjnë në fuqi nga dita e premte e kësaj jave, raporton Express

Komunat me rrezik të lartë, apo në zonë të kuqe Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen aktivitetet ekonomike pas orës 19:00.

“Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja. I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri nq orën 19 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim I plotë I qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00”, ka deklaruar Hoti.

Hoti tha se masat do të hyjnë në fuqi nga kjo e premte.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni