Kreu Ekonomi Komunikatë për biznese dhe media nga ATK dhe AKB

Komunikatë për biznese dhe media nga ATK dhe AKB

nga Flamur Berisha

Zëvendësues, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së sot gjatë ditës ka pritur në takim Kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit, z.Agim Shahini me bashkëpunëtor.

Takimi në fjalë është mbajtur me qëllim të diskutimit  të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, më saktësisht shlyerjen e bllokimit të llogarive bankare për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore ndaj ATK-së, lirimin e llogarive bankare të bllokuara të të gjithë tatimpaguesve, të cilët po ashtu kanë obligime ndaj ATK-së, deri më datë 30.04.2021.  Po ashtu, palët diskutuan edhe për heqjen e ndëshkimeve për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore , nëse kryhet pagesa e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Ky vendim është mirëpritur nga AKB, si dhe në të njëjtën kohë potencuan se do të kërkohet nga të gjithë ata tatimpagues të cilët kanë obligime ndaj ATK-së, të veprojnë komfor vendimit në fuqi.

Veç këtyre, kryetari Shahini vlerësoj punën dhe kontributin e pandërprerë dhe shumë profesional të ATK-së,  të dhënë çdoherë e më thekës të veçantë në periudhën e pandemisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni