Kreu Ekonomi Komuniteti i biznesit kërkon që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit

Komuniteti i biznesit kërkon që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit

nga Flamur Berisha

Kryeministri Avdullah Hoti, zhvilloi sot një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informoi në hollësi me masat e reja ndaj COVID-19 që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga 23 dhjetori.

Siç bën të ditur zyra e Hotit, komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja anti-pandemi dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.

Hoti i siguroi ata se është në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohet maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.

Ai dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia e koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni