Kreu Shpallje pune Kontabilisti shpall konkurs: 1 Praktikant/e – Teknik i Kontabilitetit

Kontabilisti shpall konkurs: 1 Praktikant/e – Teknik i Kontabilitetit

nga Flamur Berisha

Pozita: 1 Praktikant/e – Teknik i kontabilitetit
Departamenti: Tatime dhe Kontabilitet
Vendi i punës: Prishtinë.

Detyrat e punës:
• Kalkulimi dhe përgatitja e listës së pagave,
• Përgatitja e librave tregtar,
• Mbështetje në punët administrative.
• Kerkesa tjera nga Kontabilisti kryesorë

Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:
• Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet) – (ose në përfundim të studimeve).
• Teknik i Kontabilitetit – niveli i parë i preferuar, por nuk eshte e detyreshme.
• Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel dhe Word.

Cilësi personale:
• Të jetë i besueshëm dhe i drejtë.
• Të jetë i respektueshëm dhe i sjellshëm.
• Të jetë fleksibil.
• Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon.

Procedura e aplikimit:
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr.kontabilisti@gmail.com ku tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.

Praktika do të zgjat tre muaj ndërsa në fund të kësaj periudhe do të bëhet vlerësimi i kandidatëve si dhe do ti ipet referenca. Njeashtu do te njoftohet edhe për vazhdimin e mardhënieve të rregullta të punës.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 01.09.2021.

CV-të e pranuara pas kësaj date nuk do të mirren në konsiderat.

Do të ftohen vetëm kandidatët e perzgjedhur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni