Kreu Financa Kosova perfiton 47 milion euro nga Banka Botrore. Ja kush perfiton

Kosova perfiton 47 milion euro nga Banka Botrore. Ja kush perfiton

nga Flamur Berisha

Banka Botërore njofton se ka miratuar Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale për Kosovën, i cili sipas tyre, synon ta përmirësojë paanshmërinë dhe përshtatshmërinë e programeve të ndihmës dhe mbrojtjes sociale.

Sipas BB-së, mbështetja financiare për këtë projekt është 47 milionë euro kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) me afat të shlyerjes për 30 vjet.

“Kosova e ndan një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj për programet e mbrojtjes sociale, por efikasiteti dhe ndikimet rishpërndarëse të këtyre programeve mund të përmirësohen, veçanërisht në kontekstin e COVID-19. Banka Botërore i mbështet përpjekjet e Kosovës për ta reformuar Skemën e Ndihmës Sociale, në mënyrë që ajo të jetë më e paanshme, më efikase dhe më fleksibile, dhe kështu më e pajisur për të reaguar ndaj krizave në të ardhmen”, është shprehur Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Konkretisht, ky projekt do ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në reformimin e dizajnit të Skemës së Ndihmës Sociale (SNS), investimin në sistemet e ofrimit të SNS-së dhe rritjen e vlerës së benificioneve nga SNS-ja, për t’i zbutur efektet ekonomike të pandemisë COVID-19.

Këtë projekt do të zbatojë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për një periudhë pesëvjeçare. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni