Kreu Ekonomi Kosovarët po marrin thirrje të çuditshme në telefon nga slovenia, Vala del me një sqarim

Kosovarët po marrin thirrje të çuditshme në telefon nga slovenia, Vala del me një sqarim

nga Kontabilisti

Dhjetëra-qindra thirrje të gabuara kohët e fundit, qytetarët e Kosovës, i kanë pranuar nga prefiksi +386 i Sllovenisë në 2 operatorët telefonik, atë të “VALA”-së dhe “IPKO”-s.

Lidhur me këtë çështje, operatori telefonik “Vala”, në një përgjigje me shkrim për RTK-së, pohon se është në dijeni për këto thirrje, për çka thonë se kanë reaguar menjëherë.

“Këto thirrje janë false dhe kanë filluar prej datës 13 të këtij muaji. Ne menjëherë e kemi kontaktuar Telekomin e Sllovenisë, të cilët i kanë marrë masat për t’i filtruar dhe ndaluar ato. Në ditët pasuese kemi informata se kemi pasur edhe disa raste të thirrjeve të ngjashme, por Telekomi i Sllovenisë vazhdimisht është duke i filtruar dhe ndaluar ato”, thuhet në njoftimin e operatorit telefonik “VALA”, duke u bërë thirrje klientëve që mos t’i thirrin ata numra.

Sa i përket ankesës së qytetarëve se po u harxhohet krediti nga këto thirrje, operatori “Vala” thotë se:

“Përgjigjja në këto thirrje nuk e harxhon kredinë e klientëve tanë, kurse thirrja në ata numra falsë e harxhon kredinë sipas tarifave për thirrje në Slloveni. Ju bëjmë thirrjeve klientëve tanë që mos t’i thirrin ata numra”, sqaron Telekom.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni