Kreu Financa “Kredi për ndihma sociale”

“Kredi për ndihma sociale”

nga Kontabilisti

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Dy prej tyre kanë të bëjnë me marrjen e një kredie për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës në vlerë prej mbi 30 milionë euro, ndërsa e treta marrëveshja për reformimin e ndihmës sociale, e cila u rikthye për miratim pasi u rrëzua muaj më parë në Kuvend.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo kredi 47 milionëshe ka për qëllim reformimin e skemave sociale.

Mirëpo sërish kritik ndaj kësaj kredie u shpreh, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Marrëveshja është e njëjtë, nuk do të rritet asistenca sociale, ne nuk kemi hyrë në kredi asnjëherë për ndihma sociale. Çfarë ministri i Financave je kur kërkon kredi për ndihma sociale”, tha Hoti.

Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi nga ministri që kreditë e buta mos të ridestinohen në projekte të tjera.

Siç tha ai, ka ndodhur në Qeverinë Kurti I, kur kreditë e buta janë ridestinuar në shkollimin e personave të caktuar dhe asambletë kulturore në Dubai.Krahas këtyre, Komisioni miratoi edhe plotësim-ndryshimet në Projektligjin për themelimin e fondit për garanci kreditore. /KP/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni