Kreu Ekonomi Kryeministri Kurti tregon se a do të ketë ndryshim të masave anti-Covid

Kryeministri Kurti tregon se a do të ketë ndryshim të masave anti-Covid

nga Kontabilisti

Kryeministri Albin Kurti s’ka dhënë sinjale se do të shqyrtohen masat e Ministrisë së Shëndetësisë kundër pandemisë.

Këto masa janë kritikuar për orën policore dhe kërkesën për tre vaksina për tu futur në Kosovë. Shkaku i këtyre masave, për dy ditë rresht është protestuar në pikën kufitare në Morinë.

Kurti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se masat e rekomanduara të IKSHPK-së janë arma e vetme për luftën ndaj COVID-19.

“Numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht, gjendja është e rënduar edhe tani. Ky numër i madh ngrit rastet e hospitalizuara. Të gjithë e dijmë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. Nga COVID humbëm 3 mijë e 2 qytetarë. Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë ne duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus ashtu që të mos izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga IKSHPK janë të vetmet armë tona në luftën ndaj këtij virusi. Vlerësimet shkencore i paraprijnë çfarëdo vendimi politik a qeveritar. Ju bëj thirrje që të vaksinoheni dhe ta merrni dozën e tretë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Masat e reja janë miratuar në mbledhjen elektronike të qeverisë të datës 21 janar dhe kanë hyrë në fuqi ditën e nesërme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni