Kreu Ekonomi Ku dallon deklarata DUD-i IM4 nga DUD-i IM7 ne import doganor nga bizneset?

Ku dallon deklarata DUD-i IM4 nga DUD-i IM7 ne import doganor nga bizneset?

nga Flamur Berisha

Dallimi ne mes Delarates doganore DUD IM4 dhe DUD IM7 eshte:

Import i rregullt IM4– nënkuptojnë mallrat që kanë hyrë në Kosovë dhe njëkohsisht kane paguar detyrimet doganore, dhe këto mallra konsiderohen mallra me status vendor (pra janë mallra të Kosovës). Rexhimi në DUD i kesj procedure është IM4 – kurse kodi i procedurës doganore 40 00.
2.2.Përveq procedure së hyrjes së mallit përmes importit të rregullt kemi edhe hyrje/importim të mallrave përmes procedurave me ndikim ekonomik (aranzhime tjera),

Importimi i mallit permes procedures se deponimit doganor IM7– kjo nenkupton hyrjen e mallit ne depo doganore, me qellim qe te perfitoj nga shtyrja/prolongimi i detyrimeve doganore nga momenti i hyrjes deri ne momentin e shitjes se atyre mallrave ne vend. Ne momenti e shitjes i kryen detyrimet doganore, ne rast se keto mallra do te ri-eksportohen ateher nuk ngarkohen me ndonje detyrim doganor. Për të siguruar pagesen e detyrimeve doganore duhet të ofrohet mbulueshmëri përmes garancionit bankar, që shuma e garancionit duhet të jetë e barabart me shumën e doganes të atij malli. Rexhimi doganor i hyrjes së mallit me këtë procedurë është IM7 – kodi i procedurave 71 00. Që të realizohet importimi përmes kësaj procedure duhet të ketë paraprakisht autorizim që lëshon Dogana.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni