Kreu Biznes Kujdes me TVSH-në! ATK me njoftim për bizneset

Kujdes me TVSH-në! ATK me njoftim për bizneset

nga Flamur Berisha

Administrata Tatimore e Kosovës ua ka rikujtuar të gjithë personave, të cilët janë Deklarues të TVSH-së, se në bazë të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë të detyruar të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së në furnizimet e tyre, si: furnizim të mallrave apo furnizim të shërbimeve.

Sipas ATK-së, deklaruesit e TVSH-së, duhet të deklarojnë saktë furnizimet e tyre duke aplikuar Normën e TVSH-së konform Ligjit të TVSH-së, si:
• Shitjet e liruara pa të drejtë kreditimi;
• Shitjet e liruara me të drejtë kreditimi;
• Eksportet;
• Shitjet e tatueshme me normën 18%;
• Shitjet e tatueshme me normën 8%.“Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te bizneset – Deklarues të TVSH-së, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nuk janë duke aplikuar saktë Normën e TVSH-së”, thuhet në njoftimin e ATK-së.Për disa nga tatimpaguesit, të cilët nuk janë duke zbatuar këtë obligim, ATK-jja u bënë thirrje që me rastin e furnizimit të mallrave/shërbimeve të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së, në mënyrë që edhe konsumatorët të paguajnë TVSH-në konform Ligjit të TVSH-së.

ATK-ja tutje inkurajon të gjithë tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, ose në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.“Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore, përfundon komunikata.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni