Kreu Ekonomi Kur një kompani perfiton donacion nga OJQ-të ndërkombëtare, a obligohet te paguaj tatim në fitim?

Kur një kompani perfiton donacion nga OJQ-të ndërkombëtare, a obligohet te paguaj tatim në fitim?

nga Flamur Berisha

Për qëllime tatimore, sipas nenit 7 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë të përcaktuara të ardhurat e liruara nga tatimit, ku ndër to, sipas nën paragrafit 1.7 të këtij neni, të ardhurat nga grantet, subvencionet dhe donacionet konsiderohen të ardhura të liruara, citojmë:

“ 1.7 të ardhurat e përfituara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit.”

Gjithashtu, sipas nenit 8 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë të përcaktuara shpenzimet e palejueshme, konkretisht, nën paragrafi 1.12, citojmë: “ 1.12 shpenzimet e mbuluara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit.”

Sipas arsyetimit ligjor, barra mbi evidentimin e transaksioneve rreth pranimit dhe shpenzimit të mjeteve përfshirë shpenzimet e zhvlerësimit për pajisjet e blera me mjete nga granti, donacioni apo subvencioni, bie mbi pranuesin e mjeteve financiare.

Nëse mjetet financiare, nuk konsiderohen mjete nga granti, subvencioni apo donacioni, atëherë pranuesi i atyre mjeteve duhet t’i trajtoj si të hyra të tatueshme, komfor legjislacionit tatimor.

Neni 5, të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, janë përcaktuar të ardhurat e tatueshme, citojmë:

1. Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme do të thotë ndryshimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës tatimore dhe zbritjeve të lejueshme sipas këtij ligji.

2.Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni:

2.1. çdo biznes i licencuar nga BQK-ja për të siguruar apo ri-siguruar jetë, pasuri apo rreziqe tjera do të llogarisë të ardhurat e tatueshme dhe të paguajë tatimin në të ardhura në përputhje me nenin 33 të këtij ligji;

2.2. të ardhurat e tatueshme nga projektet dhe kontratat afatgjate të ndërtimit;

2.3. të ardhurat e tatueshme nga lizingjet operuese dhe lizingjet financiare.

3.Mënyra e raportimit të të ardhurave të tatueshme sipas nënparagrafëve 2.2 dhe 2.3 të këtij neni do të rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni