Kreu Ekonomi Kur do të fillojë shperndarja e 6 milion eurove per bizneset fituese?

Kur do të fillojë shperndarja e 6 milion eurove per bizneset fituese?

nga Flamur Berisha

Qeveria ka ndarë gjashtë milionë euro nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike me qëllim të subvencionimit të shoqërive tregtare për pagën e punëtorëve dhe të pagesës së qirasë.

Shperndarja e mjeteve do te filloje ne fund te muajit prill ose ne fillim te muajit Maj 2021. Kjo bëhet me qëllim të mbështetjes së kategorisë së bizneseve që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyrat për shkak të vendosjes së kufizimeve për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Sipas vendimit, për subvencionim të pagës së punëtorëve mund të aplikojnë bizneset:

–  Me aktivitet të vetëm të gastronomisë;

–  Bizneset me nën-sektorë të gastronomisë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;

–  Bizneset që ushtrojnë aktivitete në qendrat tregtare të tipit të mbyllur;

–  Bizneset me aktivitete të fitnesit dhe palestrave; dhe

–   Bizneset me linja aktive të licencuara të transportit ndër urban të udhëtarëve.

Për subvencionim të qirasë mund të aplikojnë:

–   Bizneset me aktivitet të vetëm të gastronomisë;

–   Bizneset që ushtrojnë aktivitet në qendrat tregtare të tipit të mbyllur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni