Kreu Ekonomi Kurti afat ministrave që deri të mërkurën t’i dorëzojnë versionet finale të planit të punës

Kurti afat ministrave që deri të mërkurën t’i dorëzojnë versionet finale të planit të punës

nga Flamur Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ministrat që deri të mërkurën të dorëzojnë versionet finale të planeve të punës.

Ai ka thënë se javën e ardhshme presin që Planin e Punës ta miratojnë në Qeveri dhe ta dërgojnë në Kuvend.

Ju lus që deri këtë të mërkurë në mesditë të dërgoni të zyra për planifikim strategjik versionet finale të planeve tuaja sepse e kemi plan që javën e ardhshme ta sjellim në Qeveri dhe Kuvend planin e punës”, tha Kurti.

Ai këto komente i ka bërë gjatë mbledhjes së Qeverisë ku janë miratuar disa pika të rendit të ditës.

Ndër to ka qenë edhe shqyrtimi i propozim vendimit për Organizimin dhe Funksionalizimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike dhe Strukturave Përgjegjëse për të Koordinuar Monitoruar dhe Zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike.

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për lidhjen e një marrëveshje ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Arabisë Saudite për bashkëpunim policor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni