Kreu Ekonomi Kurti i premtoi 250, Sindikata kërkon që paga minimale të jetë 350 euro

Kurti i premtoi 250, Sindikata kërkon që paga minimale të jetë 350 euro

nga Flamur Berisha

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës ka protestuar për shkak të gjendjes së rëndë̈ të punëtorëve të sektorit privat në vend. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve u kërkua trajtim i dinjitetshëm dhe barabartë të punëtorëve në sektorin privat dhe ngritje të pagës minimale në 350 euro.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi se institucionet e reja duhet ta themelojnë Gjykatën e Punës dhe ta realizojnë kontratën kolektive.

Ne po punojmë me paga të cilat janë më të voglat në rajon. Po punojmë me paga për të cilat nuk po mundemi të jetojmë. Po marrim paga të cilat nuk po na lajnë të vdesim…qeveritarët menduan vetëm si të përfitojnë nga ne, asnjëherë me asnjë pikë dhe presje nuk e bënë në favor të punëtorëve të sektorit privat. Ne më shumë se 50 përqind të punëtorëve jemi pa kontrata pune… 2:40 Qeveritë e kaluara dhe kjo qeveri deri më tani nuk e bënë asnjë lëvizje më të vogël. Premtuam se në pakon për rimëkëmbje ekonomike do të paguhen tri herë me 300 euro, por deri më sot nuk ndodhi dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodh”, tha ai.

Duke shprehur zotimin e tij, Azemi tha se synimi i tyre karshi ekzekutivit do të jetë që mos të ketë pagë nën kërkesat e tyre.

“Synimet tona në të ardhmen janë që nuk ka pagë nën 350 euro, më mirë të qëndrojmë në shtëpi dhe mos të bëjmë shpenzime. Tani e tutje ne do të kërkojmë decitivisht që nuk ka pagë në 350 euro”, tha ai.

Gjatë ditës protestuan edhe Sindikata e Pavarur e Aeroportit dhe Sindikata për Transport dhe Lidhje të Kosovës..

Ju gjithashtu mund të pëlqeni