Kreu Financa Kurti jep një lajm të mirë per punëtoret. Thote se do të perfitojne 100 mije punetorë

Kurti jep një lajm të mirë per punëtoret. Thote se do të perfitojne 100 mije punetorë

nga Kontabilisti

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi se pas 11 vjetësh është hapur rruga për ngritjen e pagës minimale. Ai tha të dielën se nga rritja e pagës minimalë në 265 euro bruto, do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë.

Kurti potencoi se paga prej 250 eurove nuk do të tatohet, e ndikimi nga lirimi i shkallës së parë tatimore kap vlerën prej 16 milionë euro, dhe i prekë afro 300 mijë punëtorë.

“Punësimin e mbështetëm edhe me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Mbi 1,000 punëtorë u rikthyen në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë. Mbi 4,000 punëtorë, burra e gra përfituan nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar, e mbi 4,000 gra përfituan nga masa për mbështetjen për punësimin e grave”, shkroi Kurti në rrjetin social Facebook.

I pari i Qeverisë theksoi se krahas efekteve të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, ka bërë çmos “që pjesët më të ndjeshme të shoqërisë tonë të preken sa më pak e ta përballojnë sa më lehtë këtë krizë të dyfishtë”.

“Bashkërisht, qeveria, arsimi, bizneset duhet t’i lidhin dijen dhe punën, që të rrisim vlerën dhe përvojën. Vlerën e mallit e shërbimeve dhe përvojën e punëtorit. Që të kemi edhe qytetarë më të mirë të Republikës, por edhe kontribues për shoqërinë, për këtë brez dhe brezat që do të vijnë pas nesh”, shkroi tutje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni