Kreu Ekonomi Kurti nenshkruan vendimin e ri ne qeveri!

Kurti nenshkruan vendimin e ri ne qeveri!

nga Flamur Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka liruar nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Enver Dugollin.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se lirimi i Dugollit nga detyra është bërë me kërkesë të tij “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli. Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. Më herët, Dugolli kishte deklaruar se është i gatshëm ta pranojë pozitën e ministrit të Mbrojtjes, por këtë pozitë Kurti ia ka besuar Armend Mehajt.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni