Kreu Financa Kurti: Nëse vazhdojmë me këtë rritje ekonomike do t’i afrohemi Kroacisë

Kurti: Nëse vazhdojmë me këtë rritje ekonomike do t’i afrohemi Kroacisë

nga Flamur Berisha

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur orgurzeza paralajmërimet për rritje të çmimeve, duke thënë se këto kanë efekte negative dhe tha se kanë për qëllim ngjalljen e panikut.

Ai tha se rritja ekonomike në Kosovë ka ndodhur për shkak se qytetarët kanë shpresë dhe po shpenzojnë, njofton Klan Kosova.

“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë armiqtë e Kosovës është rritja ekonomike. A e dini çka do të thotë që nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 përqind, ne do t’i afrohemi Kroacisë. Nëse vazhdojmë me këtë rritje që është e pashembullt në Ballkan, ne i afrohemi vendit që së fundmi iu bashkua BE-së. Prandaj, është tejet e rëndësishme dhe asnjëherë mjaftueshëm e theksuar rritja ekonmike e Kosvës tani”.

Kurti në një konferencë për media pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 ka thënë se kanë në plan t’i ndajnë 10 milionë euro për mbushje të rezervave të shtetit.

“Ju e mbani mend se ne i kemi gjetur të zbrazura rezervat shtetërore. Por, ne do t’i mbushim me prodhime vendore për t’iu dalë në ndihmë dhe kemi në plan t’i shpenzojmë 10 milionë euro për rezerva shtetërore. Duke i mbushur rezervat me grurin tonë të Kosovës që t’i përdorim ato sa herë ka lëkunudje të çmimit në bursë. Ata e kanë ditur që do të ikin, prandaj i kanë zbrazur. Ne e dimë që do të jemi shumë gjatë, prandaj jemi të interesuar që të kemi rezerva që të mos goditemi shpejt dhe rëndë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni