Kreu Ekonomi Kurti: Nuk do të ketë asnjë qytetar në varfëri ekstreme, sepse do të reformojmë skemat sociale

Kurti: Nuk do të ketë asnjë qytetar në varfëri ekstreme, sepse do të reformojmë skemat sociale

nga Flamur Berisha

Më poshtë mund t’i gjeni disa prej premtimeve të Qeverisë për këto katër vite:

Programi i Qeverisë pasqyron, orientimet e përgjithshme të Qeverisë, sa i përket agjendës së integrimit evropian dhe politikës së jashtme. Ne do të aplikojmë me kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qeveria synon të fokusohet në dy prioritete më urgjente:

1.  menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, duke synuar që të minimizohen pasojat në shëndetin publik, dhe

2. lehtësimin e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia, të cilat kërkojnë mobilizimin e potencialit shtetëror.

Menaxhimi i pandemisë është duke u bërë në shumë fronte, megjithatë me prioritet për Qeverinë tonë mbetet sigurimi sa më i shpejtë i vaksinave. Jemi duke punuar dhe tashmë janë konfirmuar një numër solid i tyre. Shumë shpejt do të sigurojmë edhe doza të tjera të vaksinave, në mënyrë që deri në fund të vitit të sigurojmë imunizimin e 60% të popullatës.

Rikthimi i ekonomisë në gjendje normale është sfida tjetër me të cilën po përballemi. Masat që do të ndërmarrim do të mbështesin personat që kanë humbur vendet e punës, të punësuarit për herë të parë dhe bizneset.

Daljen nga pandemia e shohim si mundësi për të ri-orientuar ekonominë drejt prodhimit e eksportit, drejt rritjes së punësimit të dinjitetshëm për të gjithë, si dhe drejt një zhvillimi të qëndrueshëm që mbron ambientin edhe për gjeneratat e ardhshme.

Zotimet tona për krijimin e Bankës Zhvillimore dhe Fondit Sovran, do t’i realizojmë deri në fund të mandatit, kurse vitin e ardhshëm do të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit, i cili e dimë se është viti i parë i Qeverisë sonë, me buxhetim sipas programit tonë. 

Po ashtu, Programi i Qeverisë pasqyron, orientimet e përgjithshme të Qeverisë, sa i përket agjendës së integrimit evropian dhe politikës së jashtme. Ne do të aplikojmë me kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Si prioritet kryesor yni për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, është luftimi i krimit dhe korrupsionit, transformimi ekonomik dhe social i vendit nëpërmjet një qeverisje që synon përfshirjen sociale dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët i kanë dhënë mbështetjen maksimale orientimit tonë që vë në krye të qeverisjes sonë: drejtësinë dhe punësimin. 

Po paraqes disa prej premtimeve dhe përmbajtjes kryesore të Programit tonë:

–  Do të ndërmarrim vetting në drejtësi e prokurori dhe pozitat e larta në polici dhe inteligjencë.

– Nuk do të ketë asnjë qytetar në varfëri ekstreme, sepse do të reformojmë skemat sociale dhe do të aktivizojmë fuqinë punëtore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni