Kreu Ekonomi Kurti: Plani urgjent është ringjallja ekonomike dhe menaxhimi i pandemise!

Kurti: Plani urgjent është ringjallja ekonomike dhe menaxhimi i pandemise!

nga Flamur Berisha

Afro 3 minuta ka zgjatur mbledhja e parë e Qeverisë Kurti II. Mirëpo, brenda kësaj periudhe të shkurtër, kryeministri i ri, Albin Kurti ka treguar planin e tij qeverisës.

Ndër çështjet më urgjente, ai ka përmendur planin e pandemisë dhe ringjalljen ekonomike, transmeton Indeksonline

Më poshtë, fjalimi i plotë:

Kryeministri, Albin Kurti ka uruar

Në pozitat që jemi vendosur, jemi meritor.

Sfidat janë të mëdha. Përtej veprimeve urgjente, menaxhimin e pandemisë. Duhet të veprojmë shpejtë që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike. Por të ndalim edhe recesionin ekonomik duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojmë vendet e punës dhe prodhimin. Në ndërmarrjet publike duhet të ketë auditime dhe vlerësim të performancës. Aty ku gjejmë shkelje të ligjit dhe performancë të dobët duhet të veprojmë shpejtë në kthimin e ligjshmërisë por edhe në vendosjen e një menaxhmentit i cili e ka aftësinë, vullnetin dhe vizionin që ta kthejë ndërmarrjen publike në mbështetëse të ekonomisë.

Pres që në tavolinën time të vije urgjent plani për menaxhimin e pandemisë por edhe plani për ringjalljen ekonomike.

Të punojmë me nder dhe përgjegjësi. Të udhëhiqemi nga parimet më të mira, zotimet tona dhe interesat e qytetarëve. Të kërkojmë ndihmë dhe bashkëpunim nga të gjithë. T’i përvjelim mangët dhe të fillojmë me punët e mëdha që na presin. Urime

Ju gjithashtu mund të pëlqeni