Kreu Ekonomi Kurti: Punetoret e sektorit privat do te punojne në maksimum 40 orë në javë!

Kurti: Punetoret e sektorit privat do te punojne në maksimum 40 orë në javë!

nga Flamur Berisha

Kurti ka thënë se do të marrin masa, që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë.

Ai është shprehur se paga minimale do të rritet në 250 euro.

“Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëvë në vendet e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni