Kreu Ekonomi Kurti: Qeveria Hoti të ndalë rekrutimet, nominimet dhe keqshpenzimet e parasë publike

Kurti: Qeveria Hoti të ndalë rekrutimet, nominimet dhe keqshpenzimet e parasë publike

nga Flamur Berisha

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, po thotë se secili emërim i nënshkruar pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese do të anulohet që në javën e parë të qeverisjes së tij.

Ai ka thënë se që kur u shpall jokushtetuese Qeveria Hoti u tregua shumë aktive në keqshpenzim të buxhetit dhe në emërime të personave të afërt me pushtetin, njofton Klan Kosova. “Keqshpenzim të buxhetit nën maskën e përballjes me pandeminë, por kryekëput me synimin e ndikimit në mbështetjen elektorale. Vaksinat si parandaluesi kryesor i shpërndarjes së pandemisë nuk janë siguruar ende, ndërsa nuk dihet koha e fillimit të vaksinimit as sot e kësaj dite, një vit pas shpalljes së pandemisë, ndërkohë që kanë vazhduar me miratim të shpronësimeve për autostrada! Do t’i mungojnë buxhetit të vendit dhe qeverisë së re, mjete shumë të rëndësishme financiare që do ishin përdorur kryesisht për të garantuar stabilizim sa më të shpejtë të aktivitetit ekonomik”, ka shkruar Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni