Kreu Ekonomi Kurti shpalos programin për rininë, premton ndihmë për bizneset e reja. Keto jane perfitimet!

Kurti shpalos programin për rininë, premton ndihmë për bizneset e reja. Keto jane perfitimet!

nga Flamur Berisha

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur plan programin për rininë. Kurti në Twitter ka thënë se do të krijojnë Fondin për Hulumtime Shkencore, një park teknologjik dhe qasje falas në zyre për bizneset e reja.

Ai premton 2 mijë grante për inovacion çdo vit për rininë. “Rinia jonë është krenaria jonë. Fatkeqësisht, shumë prej tyre janë larguar nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës dhe korrupsionit të përhapur gjithandej vendit. Ne do të përmbysim këtë duke investuar në edukimin e tyre si dhe në idetë e tyre innovative pasi që rinia jonë e ka dëshmuar që kur i ka mundësitë e barabarta, ajo mund të konkurrojë më bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë. Ne do të krijojmë Fondin për Hulumtime Shkencore, një park teknologjik, fakultet të IT-së dhe do të ofrojmë qasje falas në zyre për biznese të reja, që të përgatitim rininë tonë për të ardhmen konkurruese. 2,000 grante të dedikuara për inovacion do të ofrohen çdo vit për rininë nga i gjithë vendi”, shkruan Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni