Kreu Financa Kurti vizitoi disa kategori te bizneseve dhe ju tregon pakon mbeshtetese te qeverise per biznese

Kurti vizitoi disa kategori te bizneseve dhe ju tregon pakon mbeshtetese te qeverise per biznese

nga Flamur Berisha

Qeveria është në anën e prodhuesve dhe do të vazhdojë t’i përkrahë përmes mbrojtjes së prodhimeve vendore dhe krijimit të një baze me orientim të mirëfilltë drejtë zgjerimit të tregut, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës te “Fluidi”, kompani prodhuese e pijeve natyrale dhe të gazuara me licencë ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së përbashkët me ministren e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe me menaxhmentin e kësaj kompanie, Kryeministri shprehu mbështetjen për prodhuesit vendorë, për të rritur cilësinë e produktit dhe zgjerimin në tregje të reja.

Kjo kompani ka filluar prodhimin në shtator të vitit 1994.

Ndërsa tani prodhon katër brende të njohura ndërkombëtarisht dhe ka mbi 200 të punësuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni