Kreu Financa Kush do të përfitojë nga 210 milionshi nga marveshja e Kosoves?

Kush do të përfitojë nga 210 milionshi nga marveshja e Kosoves?

nga Flamur Berisha

210 milionë euro do të përfitojë Kosova, nga marrëveshje me Danimarkën për për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar.

Ministria e Drejsësisë ka treguar se për çka do të shfrytëzohen këto të holla, raporton Indeksonline.

Përmes një njoftimi, thonë se mjetet do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme.

Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit të cilët do të tranferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme“, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni