Kreu Ekonomi Kushe është Ministrja e Ekonomise. Ministria qe ndihmon më së shumti bizneset

Kushe është Ministrja e Ekonomise. Ministria qe ndihmon më së shumti bizneset

nga Flamur Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Artane Rizvanollin ministre të Ekonomisë në Qeverinë Kurti 2.

Në mesin e 15 emrave, Rizvanolli është njëra nga ministret që nuk kanë qenë në asnjë listë për deputetë.

Ky është profili i Artane Rizvanollit:

Artane Rizvanolli është ligjëruese në Kolegjin Riinvest që nga viti 2007.

Pas përfundimit të studimeve bazike në Ekonomiks në Universitetin e Prishtinës, ajo ka vazhduar studimet Master në Ekonomiks për analizë biznesi në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2012 ka doktoruar në fushën e Ekonomiksit në Universitetin Staffordshire me hulumtimin e fokusuar në lidhjen në mes kapitalit njerëzor dhe investimeve të huaja direkte në ekonomitë evropiane në tranzicion.

Pas angazhimit gjashtëvjeçar si hulumtuese në Institutin Riinvest, ajo e ka vazhduar punën e saj si hulumtuese dhe këshilltare për analiza dhe politika ekonomike në kuadër të organizatave të ndryshme kosovare dhe ndërkombëtare në fushat si punësimi, zhvillimi i sektorit privat, efektet e diasporës në ekonomi, financat publike, etj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni