Kreu Ekonomi Kushë ka biznes dhe është i regjistruar ne ARBK mund te aplikoje per grand qe ofrohet nga MZHE

Kushë ka biznes dhe është i regjistruar ne ARBK mund te aplikoje per grand qe ofrohet nga MZHE

nga Flamur Berisha

APLIKO PËR GRANT – MINISTRIA E ZHVILLIMIT RAJONAL

Afati i fundit për aplikim është 25 Mars 2021, në ora 16:00.
Granti do të ndahet në dy Lot, si vijon:

Loti 1 – Start-up;
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi minimumi 500.00 € deri në 7,000.00 € të dëshmuara nga ATK 2020);
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi minimumi 7,000.00 € deri në 15,000.00 € të dëshmuara nga ATK 2020)
Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi mbi15,000.00 – 500,000.00 € të dëshmuara nga ATK 2020)

Sqarim:
Ndërmarrjet mikro dhe te vogla kategorizohen si në vijim:

  1. Ndërmarrjet mikro prej 0-9 punëtor;
  2. Ndërmarrjet e vogla prej 10-49 punëtor.

Shumat e granteve
Çdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:
Loti 1 – Start-up
Nga 1,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;

Masa 15:
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 5,000.00 € deri në 10,000.00 €;
Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 10,000.00 € deri në 15,000.00 €;

Secili grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda përqindjeve minimale dhe maksimale të kostos totale të kualifikueshme për veprim:
Për të gjitha lotet, përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë nga 10% deri në 40%, gjithashtu kontributi në natyrë nuk konsiderohet bashkëfinacim. Shuma që kërkohet nga Autoriteti Kontraktues nuk mund të jetë nën 60% e kostos totale të projekt.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni