Kreu Ekonomi Kushë ka biznes dhe që deshiron të fitojë grand nga Ministria e Tregtisë. Sot është afati i fundit!

Kushë ka biznes dhe që deshiron të fitojë grand nga Ministria e Tregtisë. Sot është afati i fundit!

nga Flamur Berisha

MTI/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet sipas kategorive të tyre, si në vijim:

  • Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor), vlera totale e granateve do te jetë 250,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 15,000.00 EURO;
  • Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor), vlera totale e granateve do të jetë 150,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 30,000.00 EURO;
  • Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor), vlera totale e granateve do te jetë 100,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50 % e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 50,000.00 EURO.

Aplikuesi i cili aplikon për subvencione dhe transfere në Ministri, duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës.

  1. Për të aplikuar duhet plotësuar Aplikacionin(shkarko në web) më të dhënat bazike të subjektit aplikues dhe duhet të dorëzoj dokumentacionin sipas UA (MTI) 01/2018 dhe kërkesave shtesë, si në vijim:
    • Deklaratën nën betim(shkarko në web)
    • Certifikatën e regjistrimit të biznesit me të gjitha informatat përcjellëse sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;
    • Certifikatën e numrit fiskale (nuk aplikohet për bizneset të cilat numrin e regjistrimit të biznesit dhe numrin fiskal e kanë në një certifikatë);
    • Vërtetim tatimor me të cilën vërtetohet se aplikuesi nuk ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera apo obligime tjera tatimore ose është në marrëveshje për shlyerjen e borxhit me ATK;
    • Kopjen e letërnjoftimit të personit/ve në emër të cilit/ve është i regjistruar aplikuesi;
    • Dëshmi nga aplikuesi se nuk është nën falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjygjësor të lëshuar nga Gjykata Themelore – kërkohet origjinali jo më i vjetër se 30 ditë;
    • Dëshminë e xhirollogarisë aktive të aplikuesit në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovë;
    • Gjendjen e xhirollogarisë bankare të aplikuesit për vitin e fundit. Për aplikuesin e sapo themeluar kjo nuk është e aplikueshme;
    • Projekt-propozimin që përfshin: qëllimin, aktivitetet e projektit, koston financiare si dhe planin kohor të realizimit të projektit dhe strukturën organizative të aplikuesit;
    • Të mos ketë pranuar mjete nga burimet tjera të financimit për të njëjtat aktivitet, (e dëshmuar më deklaratën nën betim);
    • Të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit nga MTI për dy vitet  e fundit, (e dëshmuar  me deklaratën nën betim);
    • Lista e të punësuarve të dëshmohet nga Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2020. Në bazë të së cilës listë do të kategorizohen si ndërmarrje mikro, e vogël dhe e mesme. Sqarim: kompanitë që kanë mbi 249 punëtor, diskualifikohen.
    • Ndërmarrja me rastin e aplikimit duhet të dorëzojë ofertën për blerjen e makinerisë prodhuese/përpunuese.

1.14.Vlera e bashkëfinancimit të vlerës së projektit investiv duhet të dëshmohet me dëshmi bankare (gjendja bankare e nënshkruar dhe e vulosur) apo me “letër referencë” nga banka (nënshkruar dhe vulosur), e cila dëshmon që do të bashkëfinancoj projektin  e subjektit aplikues në rast që do të përfitoj subvencionimin në fjalë.

Sqarim: Ju lutem vini re se në mungesë të cilitdo dokument të kërkuar me lartë, subjektet aplikuese do të diskualifikohet dhe nuk do të shqyrtohet tutje për kriteret e vlerësimit të listuara më poshtë.

  1. Kriteret e vlerësimit:
  • Të ardhurat bruto vjetore, marrin maksimum 20 pikë:
  • ndërmarrjet mikro marrin nga një (1) pikë për çdo 2,000.00 EUR të ardhura bruto vjetore,
  • ndërmarrjet e vogla marrin nga një (1) pikë për çdo 40,000.00 EUR të ardhura bruto,
  • ndërmarrjet e mesme marrin nga një (1) pikë për çdo 200,000.00 EUR të ardhura bruto.

Të ardhurat bruto të dëshmohen nga Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2020.

  • Vlera e bashkëfinancimit të vlerës së projektit investiv nga ana e ndërmarrjes (blerjes se makinerisë prodhuese/përpunuese), marrin maksimum 25 pikë:
  • ndërmarrjet mikro marrin nga tri (3) pikë për çdo 1,000.00 EUR të deklarimit të bashkëinvestimit të vlerës së projektit,
  • ndërmarrjet e vogla marrin nga një (1) pikë për çdo 1,200.00 EUR të deklarimit të bashkëinvestimit të vlerës së projektit,
  • ndërmarrjet e mesme marrin nga një (1) pikë për çdo 2,000.00 EUR të deklarimit të bashkëinvestimit të vlerës së projektit.
  • Planifikimi i punësimit, maksimum 30 pikë,
  • ndërmarrjet mikro marrin nga gjashtë (6) pikë për çdo një (1) që do të punësojnë;
  • ndërmarrjet e vogla marrin nga katër(4) pikë për çdo një (1) që do të punësojnë;
  • ndërmarrjet e mesme marrin nga dy (2) pikë për çdo një (1) që do të punësojnë;

Numri që planifikohet të punësohet duhet të dëshmohet me deklaratë me shkrim (nënshkruar dhe vulosur), e cila më pastaj për ndërmarrjet përfituese do të jetë pjesë e marrëveshjes.

  • Përqindja e të punësuarve të gjinisë femërore nga gjithsej të punësuarit e subjektit aplikues, maksimum dhjetë (10) pikë, nga një (1) pikë për çdo 10% te të punësuarve të gjinisë femërore.

Lista e të punësuarve të dëshmohet nga Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2020.

  • Maksimumi 15 pikë, me projekt-propozime dëshmojnë që subvencionet e ndara do të ndikojnë në:
  • Rritjen e investimeve në Republikën e Kosovës;
  • Rritjen e prodhimtarisë vendore;
  • Rritjen e eksportit;
  • Promovimin e turizmit;
  • Zhvillimin e NMVM-ve;
  • Rritjen e kapaciteteve konkurruese të NMVM-ve;
  • Hapjen e vendeve të reja të punës.

Vëmendje:

  • Në rast që ndërmarrja do të jetë përfitues, atëherë do të nënshkruhet marrëveshje dypalëshe (MTI/KIESA dhe ndërmarrje), pjesë e secilës do të jenë edhe deklarimet që janë bërë me rastin e aplikimit.
  • TVSHështë shpenzim i pranueshëm vetëm për persona fizik dhe ndërmarrje jo deklaruese të TVSH-së. Për ndërmarrjet që janë deklaruese  të TVSH-së, ky është shpenzim i papranueshëm.​
  • Makineria prodhuese/përpunuese cila kërkohet të subvencionohet duhet të jetë e re.
  • Ndërmarrjet mund të përfitojnë vetëm një grant dhe atë vetëm për makineri.
  • Vlerësimi i aplikacioneve zhvillohet ndërmjet kategorive përkatëse si mikro me mikro, të vogla me të vogla dhe të mesmet me të mesme.
  • Ndërmarrjet që nuk i kalojnë 50 pikë do të diskualifikohen.
  • Përfitues do të jenë ato ndërmarrjet që janë renditur më pikë më të larta nga komisioni vlerësues, varësisht prej limiteve buxhetore të planifikuara.

Sqarim: NMVM-të që kanë përfituar subvencionim me mjete financiare për blerjen e makinerive gjatë vitit 2019 dhe 2020 nga MTI/KIESA nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo thirrje.

Periudha e aplikimit:

Njoftimi për thirrje publike është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisëmti.rks-gov.net dhe KIESA-s kiesa.rks-gov.net. Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë sipas thirrjes publike duhet të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin në zyrën e arkivit të Ministrisë në formë fizike dhe në CD, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Rr. Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p. n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.

Aplikantët nga komuna e Rahovecit mund të kontaktojnë me: Diellza Çanta diellza.canta@rdasouth.org, (+38349809014) dhe  Sokol Thaqi sokol.thaqi@rdasouth.org, (+38344744045)

Afati i fundit për shprehje të interesit është deri më datë 12.02.2021në orën 16:00 dhe aplikimet pas këtij orari nuk pranohen nga zyra e Arkivit të Ministrisë.
Informata dhe sqarime shtesë mund të merren përmes postës elektronike në: sme.kiesa@rks-gov.net konform U.A.01/2018, por jo më vonë se pesë (5) ditë para mbylljes se thirrjes publike.

1.Aplikacioni

2.Deklarate nen betim

Ju gjithashtu mund të pëlqeni