Kreu Financa Kushë ka ble vaj me qmim te larte. Ka mundsi se do te subvencionohen. Ruani kuponat

Kushë ka ble vaj me qmim te larte. Ka mundsi se do te subvencionohen. Ruani kuponat

nga Kontabilisti

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka njoftuar se edhe sot po vazhdon inspektimi në depo të supermarketeve lidhur me fryrjen e çmimeve.

Zv.kryeinspektorja e Inspektoratit të Tregut, Lebibe Haliti në një përgjigje për KALLXO.com tha se kompensimi i qytetarëve të cilët kanë blerë produkte me çmime të larta është pjesë e aktiviteteve të inspektoriatit.

“Jemi duke e konsultuar ligjin, edhe kjo do të jetë pjesë e aktiviteteve të inspektorëve. Ligji i Mbrojtjes së Konsumatorit e thotë, por jemi duke e konsultuar ende si bazë ligjore”, ka thënë Haliti për KALLXO.com.

Haliti për KALLXO.com shtoi se ekipet e inspektoratit janë edhe sot në terren në depo të pompave të derivateve dhe supermarketeve.

“Ka ekipe që janë të angazhuar për çmimeve të derivateve, ka ekipe për markete dhe depo dhe të gjithë inspektorët komunal janë të angazhuar”, ka thënë tutje Haliti.

Dy depo të supermarketeve në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë janë mbyllur përkohësisht mbrëmë.

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar në vendin e ngjarjes.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se rreth 100 mijë shishe vaj janë gjetur në njërën depo të një supermarketit në Çagllavicë ndërsa 26 mijë të tjera në depon tjetër të inspektuar.

Këto inspektime vijnë pas rritjes enorme të çmimit të vajit në Kosovë.

Ditëve të fundit në Kosovë përveç çmimit të naftës është vërejtur rritje e çmimeve edhe të disa prej produkteve esenciale ushqimore.

Disa nga produktet që kanë rritje të çmimeve është vaji, sheqeri dhe mielli.

Vendosja e çmimeve të njëjta, për të njëjtin produkt të brendeve të ndryshme, paraqet marrëveshje dhe është e ndaluar me ligj.

Dje në Kosovë çmimi i vajit ka shkuar në 3.49 euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni